Connect with us

Lajme

Mickoski: Do të vijë koha kur të rinjtë do të kthehen në vend

Publikuar

më

Do të vijë koha kur të rinjtë që e kanë braktisur Maqedoninë për arsye të ndryshme do të kthehen në shtëpi dhe ne duhet ta udhëheqim luftën këtu sepse vetëm shtëpia është shtëpi, tha kryeministri Hristijan Mickoski.

Mickoski në RTVM tha se gjatë periudhës së tranzicionit, shumë njerëz të varfër u bënë jashtëzakonisht të pasur dhe kjo është arsyeja pse një numër i madh qytetarësh u zhgënjyen dhe vendosën të largohen nga atdheu i tyre.

 

“Kur ndodhi pavarësia, erdhi tranzicioni, kur kapitali shoqëror u transformua brutalisht në kapital privat dhe kur nga shumë të barabartë, disa u bënë jashtëzakonisht të pasur. Kjo mbeti në atë kujtesë kolektive, një numër i madh i prindërve tanë humbën vendet e tyre të punës brenda natës, u kthyen në shtëpi me pritje të tradhtuara, plot zhgënjime, me sytë nga e ardhmja, sepse ajo kohë ishte e pasigurt, dhe nuk e përjashtoj mundësinë që shumica prej tyre i këshilluan fëmijët e tyre, kaq të zhgënjyer, të kërkonin lumturinë e tyre diku jashtë”, tha Mickoski.

Sipas tij, është e nevojshme të rikrijohet ndjenja e përkatësisë ndaj atdheut dhe identitetit. Ai theksoi se Qeveria po punon për një strategji gjithëpërfshirëse për të rinjtë dhe kjo, siç tha ai, është një nga prioritetet kryesore.

“Dhe jo vetëm për këtë, por edhe për formimin e një familjeje, për mbështetjen e prindërve. Planifikohen stimulime për të rritur shkallën e lindshmërisë, për të mbajtur dhe për t’i kthyer të rinjtë në vend. Këto janë masa për të përjashtuar nënat nga taksat – për fëmijën e parë për një periudhë prej një viti, për të dytin për dy vjet dhe për të tretin derisa të arrijnë moshën madhore. Gjithashtu duhet të punojmë për ndryshimin e mentalitetit të të rinjve”, theksoi Mickoski.

Lajme7 minutes ago

Ministri Besar Durmishi: Mbështetja e prodhimit vendor dhe krijimi i vendeve të reja të punës mbeten prioritet

Shqipëri9 minutes ago

Kategoria Superiore/ Skënderbeu thyen Egnatian, rrogozhinasit humbasin mundësinë për “arratisje” në renditje!

Maqedoni14 minutes ago

“Mësimdhënësi sulmoi fëmijët tanë” – prindërit denoncojnë sulm fizik ndaj dy nxënësve në Shkup

Lajme22 minutes ago

Agim Islami: 18 vite burg, 18 vite heshtje, 18 vite padrejtësi?!

Kosovë46 minutes ago

Skandal në Spitalin e Prizrenit: Gjobitet me 3 mijë euro për certifikatat shëndetësore të lejeve të armëve, mungonin dosjet e kandidatëve

Bota58 minutes ago

Arabia Saudite e para në botë për shërbimet qeveritare digjitale, përmbush objektivin e Vizionit 2030

Maqedoni1 hour ago

BDI: “Zëvendëskryetar” që nuk ekziston para Komisionerit të Lartë të OSBE-së: VLEN-i e poshtëron Komitetin kushtetues për marrëdhënie ndërmjet bashkësive etnike

Shqipëri2 hours ago

“S’e kam takuar kurrë personalisht Ballukun”- Binaj i përgjigjet Spiropalit: Ju dhe bashkëshorti keni kërcënuar Administratën Tatimore, shkak…

Lajme2 hours ago

BFI-ja konfirmon: Kemi marrë lejen për ndërtimin e objektit të ri pranë Kalasë së Shkupit

Lajme2 hours ago

Mendi Qyra: Pas dekadash, Llabunishti drejt zgjidhjes së problemit me ujë të pijshëm,

Maqedoni2 hours ago

“Kush ju dha të drejtën të na vrisni?” – Protestë para Qeverisë në Shkup, gratë kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje!

Lajme2 hours ago

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

NA NDIQ NË FACEBOOK