Lajme
Mexhiti: Rikonstruktohet plotësisht rruga “Josif Mihajlloviq” në Dyqanxhik

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar për përfundimin me sukses të rikonstruksionit të plotë të rrugës “Josif Mihajlloviq” në lagjen Dyqanxhik, transmeton Zyrtare.
Sipas tij, punimet kanë nisur nga baza, duke përfshirë rregullimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, si dhe rrjetit të ujësjellësit, me qëllim krijimin e kushteve moderne infrastrukturore për banorët e kësaj zone.
Projekti është përmbyllur me asfaltimin e plotë të rrugës, duke transformuar rreth 500 metra katrorë sipërfaqe, çka, sipas Mexhitit, do të mundësojë lëvizje më të lehtë, më të sigurt dhe përmirësim të cilësisë së jetesës.
“Kjo është qasja jonë – punë që preket, investime që ndihen dhe rezultate që shihen në çdo lagje të Çairit”, ka theksuar ai.















