Connect with us

Maqedoni

LSDM: Buxheti po mbaron, deficiti për tre muaj është 408 milionë euro

Publikuar

më

Nga partia opozitare maqedonase LSDM, thonë se të dhënat e fundit zyrtare tregojnë gjendje serioze dhe shqetësuese të Buxhetit. Sipas LSDM-së, deficiti buxhetor ka arritur tashmë në 408 milionë euro.

“Vetëm në tre muaj, është realizuar deri në 63% të deficitit total të planifikuar për të gjithë vitin. Një mohim i drejtpërdrejtë i përrallave të Mickoskit se ne jemi “ekonomia e tretë” në Evropë. Është gjithashtu alarmante që në anën e të ardhurave, realizimi mezi është rreth 20%. Këto shifra janë një tregues i qartë i paaftësisë së politikave ekonomike të Qeverisë dhe diletantizmit ekonomik të Hristijan Mickoskit”.

“Në vend të rritjes dhe zhvillimit nën Mickoskin, ka një rritje të vrimës buxhetore. Qeveria jo vetëm që nuk arrin të sigurojë më shumë të ardhura, por gjithashtu refuzon të mbështesë qytetarët në kohë krize, nuk ka rritje të pagave dhe pensioneve, nuk pranon një rritje të pagës minimale prej 600 eurosh dhe nuk ka masa për të mbrojtur standardin e jetesës”.

“Ky deficit prej 408 milionë eurosh në vetëm tre muaj do të duhet të mbulohet me huamarrje të reja. Kjo do të thotë një barrë e re mbi shpinën e qytetarëve, të cilët do të paguajnë çmimin e paaftësisë së qeverisë. Ekonomia po fundoset. Investimet e huaja janë ulur me 60%, kompanitë po mbyllen dhe po pushojnë nga puna punëtorë, 1,500 punëtorë janë pushuar nga puna vetëm në një vit e gjysmë të kaluar, shteti u detyrohet 160 milionë euro për rimbursimet e TVSH-së kompanive”, thonë nga LSDM.

Maqedoni53 minutes ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri1 hour ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme2 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni3 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë3 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni3 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme3 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

Sport3 hours ago

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Maqedoni3 hours ago

Limani me mesazh për spekulimet: Jam dhe mbetem në ASH, nuk jam politikan “tregtar “- çdo veprim imi është transparent

Lajme4 hours ago

Raporti i KE-së, Bekim Qoku i replikon Bujar Osmanit: Po flet të pavërteta

Kosovë4 hours ago

Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

Maqedoni4 hours ago

Limani: ASH-ja ka potencial të madh njerëzor, synojmë bashkimin e strukturave dhe rikthimin e të gjithë atyre që janë larguar nga partia

NA NDIQ NË FACEBOOK