Connect with us

Kosovë

Ky është 48 vjecari që humbi jetën në vendin e punës në Shtime

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në qytetin e Shtimes, ku një 48 vjeçar ka humbur jetën në vendin e tij të punës.

Veriu.info mëson se punëtori që ka ndërruar jetë është Isuf Bislimi.

48 vjecari që humbi jetën në vendin e punës në Shtime ishte pjesë e kompanisë së deputetit të Vetëvendosjes

Mediat kanë raportuar se kompania ku viktima po punonte është Doni Fruits.

Vdekjen e punëtorit e ka konfirmuar Kanun Veseli- zëdhënës në Policinë e Kosovës për rajonin e Ferizaj.

‘’Ju njoftojmë se me datën 15.04.2026, rreth orës 20:45, kemi pranuar një nformatë se në një kompani, në zonën industriale në Shtime, një person (punëtor) rreth 48 vjeç, është lënduar gjatë punës.Ai është dërguar menjëherë në Emergjencën e Ferizajt, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e tij’’ ka thënë Veseli.
Veseli tutje tha edhe se “Rasti është iniciuar “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

NA NDIQ NË FACEBOOK