Connect with us

Lajme

Kryetari Idrizi priti në takim lamtumirës shefin e LMT-së Slloven, Robert Tomse

Publikuar

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, priti sot në takim lamtumirës shefin e LMT-së Slloven, Robert Tomse.

Me këtë rast, kryetari Idrizi tha se së bashku kanë pasur një bashkëpunim të ngushtë, për çka edhe e ka falënderuar.

“Sot pata kënaqësinë të pres në një takim lamtumirës shefin e LMT-së Slloven, Robert Tomse, me të cilin kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë gjatë kohës së shërbimit të tij në Kosovë. Në emrin tim dhe të qytetarëve të Komunës së Vushtrrisë, e falënderova për punën, korrektësinë dhe partneritetin e treguar. Faleminderit për bashkëpunimin dhe shumë suksese në angazhimet e radhës”, deklaroi kryetari Idrizi.

NA NDIQ NË FACEBOOK