Connect with us

Lajme

Krosi pranveror “Mujdin Aliu” në Poroj, kujtohet dëshmori me aktivitet sportiv për të rinjtë

Publikuar

Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës Albi Qamili mori pjesë sot në krosin pranveror “Mujdin Aliu”, të organizuar nga shkolla fillore Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Poroj, aktivitet i dedikuar për nder të dëshmorit Mujdin Aliu.

Në një atmosferë të mbushur me energji rinore dhe frymë sportive, pjesëmarrësit kujtuan sakrificën e Mujdin Aliut, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimit të atyre që kanë kontribuar për liri.

Qamili vlerësoi aktivitetin si një mesazh të fortë për brezat e rinj, duke theksuar se figura e dëshmorëve duhet të mbetet udhërrëfyes për edukimin dhe formimin qytetar të të rinjve.

Në fund të aktivitetit, u ndanë mirënjohje dhe u përgëzuan pjesëmarrësit dhe fituesit e krosit.

“Lavdi Mujdin Aliut! Lavdi dëshmorëve të kombit!” u tha në përmbyllje të aktivitetit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK