Connect with us

Lajme

Kasami në mbështetje të protestës së studentëve: Çështja do të zgjidhet, BDI po tregon “dyfytyrësi”

Publikuar

Njëri nga krerët e VLEN-it, Bilall Kasami, deklaroi se kërkesat e studentëve do të marrin zgjidhjen e duhur, duke garantuar mbështetje nga qeveria për këtë çështje, raporton Zyrtare.

Ai theksoi se qëndrimi i institucioneve ka qenë i qartë që nga fillimi, duke përfshirë edhe deklarimet e kryeministrit dhe përfaqësuesve të tjerë qeveritarë, se problemi i ngritur nga studentët do të adresohet.

Kasami kritikoi ashpër opozitën, në veçanti Bashkimi Demokratik për Integrim, duke e cilësuar si ironike mbështetjen e tyre aktuale ndaj studentëve. Sipas tij, pikërisht kjo parti është përgjegjëse për problemet me të cilat përballen studentët sot.

Ai shtoi se është për t’u vlerësuar fakti që studentët sot protestojnë lirshëm, duke e krahasuar këtë me të kaluarën, kur – sipas tij – kishte përpjekje për t’i penguar protestat studentore, duke përmendur edhe ngjarjet e vitit 2015.

Në fund, Kasami e cilësoi si “dyfytyrësi” qasjen e BDI-së, duke akuzuar se po përpiqet të keqpërdorë vullnetin dhe të drejtën legjitime të studentëve për të protestuar.

NA NDIQ NË FACEBOOK