Lajme
Kadriu: Nëse preket Neni 23 i ligjit, shqipja zyrtare zhbëhet

Gjyqtari kushtetues Osman Kadriu në intervistën për Alsat theksoi që nëse shfuqizohet neni 23 i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili ka të bëjë me harmonizimin e ligjit me ligjet tjera, atëherë përdorimi zyrtar i shqipes do të zhbëhet.
Osman Kadriu: “Në qoftë se abrogohen këto dispozita atëherë gjuha shqipe e humb atributin të jetë gjuhë zyrtare në shtet”.
















