Maqedoni
Ibrahimi: Autori i “gjuhës 20 për qind”, s’është anonim!

Zeqirja Ibrahimi ka reaguar përmes një postimi publik, duke drejtuar kritika ndaj Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) lidhur me, siç thotë ai, qasjen kontradiktore ndaj statusit të gjuhës shqipe në vend.
“Nuk mund të presësh politikë gjuhësore policentrike kur ke pranuar që shteti të jetë monocentrik.
Nëse je dakorduar që maqedonasit janë kombi bartës i sovranitetit dhe që shqiptarët janë bashkësi etnike (qytetarë që janë pjesë e popullit shqiptar), është hipokrizi të thuash se shqipja është zyrtare si maqedonishtja.
Kjo është të merresh me pasojat (definicionin për gjuhën) dhe të mos e përmendësh shkakun (preambulën).
Dhe, autori i kësaj nuk është anonim.”, ka shkruar Ibrahimi./ Zyrtare

















