Lajme
Hoxha viziton fermën moderne të kërpudhave në Radiovcë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka vizituar sot Adili Farm në fshatin Radiovcë, ku po zhvillohet një iniciativë moderne në kultivimin e kërpudhave morel.
Në këtë fermë janë ngritur 14 sera me rreth 16,000 qese substrati dhe sistem ujitjeje nga lart në formë shiu, ndërsa tashmë është arritur faza e vjeljes. Kërpudhat morel njihen si ndër më të kërkuarat në gastronomi, për vlerat e tyre ushqyese dhe çmimin e lartë në treg.
Hoxha ka vlerësuar këtë projekt si një shembull të qartë të risive që po sjellin të rinjtë në bujqësi, duke përgëzuar Omerin për angazhimin dhe drejtimin e suksesshëm të kësaj iniciative. “Angazhohemi të mbështesim iniciativa të reja si kjo, që sjellin vlerë të shtuar dhe zhvillim në sektorin bujqësor”, ka shkruar Hoxha në një postim në Facebook.




















