Connect with us

Lajme

Hoxha: Mbështetja për fermerët po jep rezultate konkrete

Publikuar

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albim Hoxha, ka vizituar sot, fermën e fermerit, Gazmend Sejdia në fshatin Negotinë të Pollogut, duke vlerësuar nga afër punën dhe përkushtimin e fermerëve në zhvillimin e blegtorisë – një nga shtyllat kryesore të bujqësisë në vend.

“Rritja e dhenve në vendin tonë ka një rol të rëndësishëm në ekonomi, në prodhimin vendor dhe në ruajtjen e traditës sonë rurale”, ka shkruar Hoxha.

Ai nënvizoi se politikat mbështetëse të ndërmarra nga institucionet po japin rezultate konkrete në terren. Sipas tij, pagesat e realizuara ndaj fermerëve dhe shlyerja e detyrimeve kanë ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e besimit dhe investimeve në këtë sektor, raporton gjurme.info.

Hoxha bëri të ditur se mbështetja për fermerët do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

“Mbështetja e dhënë po reflektohet qartë, me pagesa të realizuara, detyrime të shlyera dhe rritje të numrit të dhenve në dy vitet e fundit. Vazhdojmë me masa konkrete për fermerët dhe për forcimin e prodhimit vendor”, pwrfundon zv. Ministri, Albrim Hoxha./gjurme.info/

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK