Connect with us

Lajme

Grupi parlamentar i BDI-së ndjek nga afër protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Publikuar

Grupi parlamentar i BDI-së ka ndjekur nga sheshi “Maqedonia” protestën e studentëve shqiptarë, e cila u zhvillua sot në Shkup, raporton Zyrtare.

Protesta nisi nga Ura e Gurit dhe përfundoi para Ministrisë së Drejtësisë, ku studentët shprehën kërkesat e tyre lidhur me çështjen e jurisprudencës në gjuhën shqipe.

BDI ka deklaruar mbështetje për këtë protestë, megjithatë partia është përballur me kritika nga opinioni publik, duke u akuzuar se gjatë më shumë se 20 viteve në pushtet nuk ka arritur ta zgjidhë këtë çështje./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK