Connect with us

Lajme

“Gjuha shqipe në Maqedoni një rrezik i vërtetë”, Ali Ahmeti: Pa shqiptarët Maqedonia i ka ditët e numëruara

Publikuar

 

Kryetari i Ali Ahmeti, gjatë fjalimit të tij në Samitin e Katërt të Diasporës Shqiptare në Tirana, ka ngritur alarmin për, siç tha ai, rrezikun real ndaj statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, transmeton Zyrtare.

Ahmeti theksoi se gjuha shqipe është e garantuar me marrëveshje ndërkombëtare, të nënshkruara dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe NATO, duke rikujtuar se këto institucione kanë qenë garantues të procesit që çoi në Marrëveshjen e Ohrit.

Sipas tij, suksesi i Marrëveshja e Ohrit ka reflektuar në avancimin e të drejtave të shqiptarëve, përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe në administratë, arsim dhe në nivel zyrtar për komunitetet që përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë.

“Çdo koment tjetër është përpjekje për të gërryer Marrëveshjen e Ohrit dhe për t’i ndryshuar karakterin”, deklaroi Ahmeti, duke shtuar se përgjegjësia për ruajtjen e saj është e përbashkët.

Ai theksoi gjithashtu se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është e lidhur ngushtë me shqiptarët, duke paralajmëruar se pa ta, shteti nuk mund të ketë stabilitet dhe perspektivë./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK