Connect with us

Lajme

Gjorgjievski në terren me Seferin dhe drejtorët tjerë: Nuk ka vend për justifikime, çdo problem do të zgjidhet

Publikuar

Kryetari i Orce Gjorgjievski ka njoftuar se ka zhvilluar një inspektim të gjerë në terren në të gjithë territorin e Shkupi, së bashku me drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe ekipet e sektorëve të qytetit, transmeton Zyrtare.

E në këtë vizitë, Gjorgjievski e nisi me drejtorin e Ndërmarjes Parqe dhe Gjelbërime, Muamer Seferi me të cilin detektuan problemet me drunjët dhe gjelbërimin në qytet.

Sipas Gjorgjievskit, qëllimi i këtij angazhimi ka qenë identifikimi i çdo problemi, deri edhe detajet më të vogla, me synim që të ndërhyhet menjëherë për zgjidhjen e tyre, duke përcaktuar afate konkrete dhe përgjegjësi të qarta.

“Puna në terren është mjedisi im natyror, aty ku jam më afër qytetarëve dhe mes popullit tim. Nuk ka vend për justifikime dhe as për vonesa”, ka theksuar Gjorgjievski.

Ai ka shtuar se të gjitha strukturat do të punojnë me përkushtim dhe vendosmëri, në mënyrë që qytetarëve t’u sigurohet një qytet i rregullt, funksional dhe dinjitoz për jetesë./Zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK