Lajme
Gazetari Ersan Pajaziti: Shpresa është te rinia, studentët po i tregojnë politikës rrugën

Gazetari Ersan Pajaziti ka reaguar pas protestës së studentëve shqiptarë, duke e cilësuar mobilizimin e tyre si një moment krenarie dhe shprese për të ardhmen.
Në një postim publik, Pajaziti vlerëson se për herë të parë pas një kohe të gjatë, nuk ishte politika ajo që udhëhiqte turmën, por vetë rinia, e cila sipas tij po i tregon drejtimin klasës politike.
Ai thekson se studentët u shfaqën të bashkuar, të qartë dhe dinjitozë në kërkesat e tyre, duke e konsideruar gjuhën shqipe jo vetëm si mjet komunikimi, por si vlerë dhe identitet që nuk pranojnë të vihet në diskutim.
Sipas Pajazitit, në një kohë kur politika vazhdon të merret me kalkulime dhe polemika, reagimi i studentëve përbën një përgjigje të fortë dhe një sinjal se rinia është e gatshme të marrë përgjegjësi për të ardhmen e saj.
Në fund, ai shpreh bindjen se pikërisht kjo energji dhe vetëdije e të rinjve përbën shpresën më të madhe për ndryshim në shoqëri.
















