Connect with us

Lajme

Energji e re në BDI Butel, zgjidhen strukturat e reja në Luboten

Publikuar

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) po vijon procesin e riorganizimit të nëndegëve në kuadër të degës së Butelit, me fokus të veçantë forcimin e strukturave lokale dhe rritjen e efikasitetit organizativ.

Së fundmi, procesi është zhvilluar në nëndegën “Luboteni”, ku janë zgjedhur edhe drejtuesit e rinj të saj. Kryetar i nëndegës është zgjedhur Muhamet Jashari, ndërsa në strukturën drejtuese janë emëruar Arben Duraku si nënkryetar dhe Baki Durmishi si sekretar.

Sipas përfaqësuesve të degës, ky riorganizim konsiderohet si një hap i rëndësishëm në vazhdimësinë e punës organizative të BDI-së në Butel, me synim fuqizimin e mëtejmë të lidhjes me qytetarët dhe rritjen e angazhimit në terren.

Në përmbyllje të procesit, drejtuesit e degës i uruan suksese strukturës së re të nëndegës “Luboteni”, duke theksuar vazhdimin e bashkëpunimit dhe angazhimit të përbashkët në aktivitetet e ardhshme.