Lajme
Elmazi pret në Saraj ambasadoren e SHBA-ve, Nicole Varnes: Vizitë historike për komunën

Kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi, ka njoftuar se sot ka pritur në një takim zyrtar të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vend, Nicole Varnes.
Sipas Elmazit, vizita e Varnes përbën një moment të veçantë dhe historik për Komunën e Sarajit, duke reflektuar, siç tha ai, rritjen e rëndësisë dhe respektit që po fiton kjo komunë.
Gjatë takimit, Elmazi e ka informuar diplomaten amerikane për zhvillimet politike në vend, si dhe për ecurinë e koalicionit VLEN, i cili, sipas tij, po avancon drejt krijimit si subjekt i përbashkët politik.
Ai ka bërë të ditur gjithashtu se përgatitjet për Kongresin e 9 majit janë drejt përfundimit, duke e cilësuar atë si një moment kyç për një etapë të re politike.
“Nuk jemi më në margjina, Saraji është në fokus”, ka theksuar Elmazi në fund të reagimit të tij.

















