Connect with us

Lajme

Dyshimet për dallavere me bonus koeficient – Pushteti i Lushtakut i bie ‘pishman’ vendimit të vet, i bllokon qasjen në leje ndërtimore portalit Veriu.info

Publikuar

më

Në vitet e fundit në Skenderajt ndërtimi i objekteve banesore është bërë me një hov të madh. Në redaksinë e Veriu.info muajve të fundit kanë arritur shumë ankesa nga qytetarët, të cilët ankohen se Komuna e udhëhequr nga dyshja Sami Lushtaku dhe Fadil Nura ka lëshuar leje ndërtimore në kundërshtim me aktet ligjore që e rregullojnë këtë fushë.

Ankesat e drejturara në Veriu.info kryesisht kanë të bëjnë me bonus koeficient që i është lëshuar disa kompanive të afërta me pushtetin aktual të Skenderajt.

Koeficienti i ndërtimit bonus (shtesë) është një instrument urbanistik që lejon rritjen e intensitetit të ndërtimit mbi kufijtë bazë, në këmbim të përfitimeve publike si hapësira të gjelbra, infrastrukturë, ose strehim social, por që sipas ankuesve bonusi këtyre kompanive iu është lëshuar për qëllime të përfitimit personal e politk.

Në muajin dhjetor Veriu.info përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, ka kërkuar qasje në Komunën e Skenderajt në të gjitha lejet ndërtimore të lëshuara gjatë viteve 2024 dhe 2025. Po ashtu kemi kërkuar qasje edhe në dokumentet që kanë të bëjnë me inspektimet e kryera nga inspektorët e ndërtimit të Drejtorisë së Inspeksionit.

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku më 26 dhjetor 2025 ka nxjerrë vendim me të cilin aprovohet kërkesa e gazetares së Veriu.info për qasje në dokumentet e kërkuara.

Deri këtu gjithçka shkonte në rregull. Por loja e pushtetit të Sami Lushtakut nis pas nxjerrjes së këtij vendimi.

Fillimisht zyrtari për qasje në dokumente publike, Amir Lushtaku, njofton se qasja në dokumente publike do të ofrohet përmes Drejtorisë së Urbanizmit më datë 06.01.2026, nga ora 09:00, tek shefja e Urbanizmit Sanije Ahmeti.

Kur gazetarja arrin në zyren e shefes së Urbanizmit, e njëjta i thotë se nuk i ka dokumentet e gatshme, por që deri në fund të muajit janar do t’i bëjë gati dhe t’i ofroj të njëjta.

Kur jemi në muajin prill, portalit Veriu.info nuk i është ofruar akoma asnjëri prej dokumenteve të kërkuara.

Burime të Veriu.info brenda komunës së Skenderajt kanë bërë të ditur se këto veprime të pushtetit të Sami Lushtakut janë bërë me qëllim të humbjes së afatit për ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi, si dhe me qëllim të shytjes së çështjes me synim që Veriu.info do ta humb fokusin nga kjo temë.

Veriu.info të hënën, më 6 prill, do ta bëjë kërkesën e njëjtë prapë në Komunën e Skenderajt.

Shqipëri5 minutes ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme1 hour ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni3 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri3 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme4 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni5 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri6 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme7 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni8 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri8 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë8 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme9 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

NA NDIQ NË FACEBOOK