Lajme
Dy fytyrat e deputetit Shaqiri: Flet për shqipen, por shkruan maqedonisht

Një dokument i siguruar nga redaksia jonë tregon se deputeti i AKI, Rijad Shaqiri, i është drejtuar Sekretariatit të Përgjithshëm të Kuvendit në gjuhën maqedone, edhe pse si deputet në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka të drejtë të përdorë edhe gjuhën shqipe në komunikimet zyrtare.
Ligji e garanton qartë përdorimin e shqipes në institucionet shtetërore, por duket se për disa, kjo vlen vetëm për deklarata publike, jo për praktikë pune.
Kontrasti është i dukshëm: Para kamerave flitet me tone të larta për “mbrojtjen” e shqipes, ndërsa në dokumente zyrtare ajo lihet anash pa asnjë hezitim.

Pyetja që lind natyrshëm është: Nëse vetë nuk e përdorin shqipen kur e kanë të garantuar me ligj, a është gjithë kjo zhurmë vetëm për konsum publik?.
















