Connect with us

Lajme

Durmishi i përgjigjet ashpër kryediplomatit të Shqipërisë: Fjalor zhgënjyes dhe i papranueshëm!

Publikuar

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, ka reaguar ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ferit Hoxha, duke i cilësuar ato si zhgënjyese dhe ofenduese.

Sipas Durmishit, përdorimi i termit “idiotë” ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut është i papranueshëm dhe bie ndesh me çdo standard etik e profesional të një përfaqësuesi shtetëror.

Ai ka kërkuar reagim dhe sqarim urgjent nga Tirana zyrtare, si dhe një kërkim faljeje nga ministri Hoxha për, siç u shpreh, ofendimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Durmishi thekson se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë pjesë e pandashme e trungut kombëtar dhe jo “fqinj politik” në kuadër të projekteve rajonale si Open Balkan.
Në reagimin e tij, ai kritikon edhe heshtjen e ambasadorit shqiptar në Shkup, Denion Meidani, duke thënë se në vend të reagimit institucional, ai ka zgjedhur të mbajë qëndrime politike në vend të mbrojtjes së bashkëkombasve.

NA NDIQ NË FACEBOOK