Connect with us

Lajme

Dosja e plotë: Mungesë të skeleve në katet 12 e 13 dhe shumë shkelje tjera, ja pse inspektorati i ndërpreu punimet Xani Invest Group në Mitrovicë

Publikuar

më

Pas aksidenteve të shumta dhe vdekjeve në vendet e punës, Inspektorati Qendror i Punës prej 10 ditësh ka ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Kosovës, me fokus në sektorin e ndërtimarisë.

Në ditën e dytë të këtij aksioni, inspektorët e punës kishin kryer një inspektim në lagjjen Bair të Mitrovicës në vendpunishten e Xani Invest Group, ku po ndërtohet një kompleks banesor.

Veriu.info ka siguruar raportimin e inspektimit të inspektorëve të punës, i cili karakterizohet me shumë të gjetura, dhe vendimin e tyre për ndalim të përkohshëm të punimeve në vendpunishten e Xani Invest Group Sh.P.K. me pronar Bahri Xani, ku punimet po i kryente kompania “Agel Company” Sh.P.K.

Gjatë këtij inspektimit me raport zyrtar është konstatuar se:

– Ashensorët ishin të hapur në katin e 8-të;

– Nuk janë të vendosur parmakët, që do të thotë janë të pambyllur për masa mbrojtëse;

– Skelet nga kati 12 dhe kati 13 nuk janë të vendosura, hapësirat përreth janë të hapura;

– Shkallët janë pa masa mbrojtëse, nuk janë të vendosur parmakët;

– Hapësira ku është i vendosur oxhaku është e hapur nga fillimi;

– Objekti është i papastruar dhe mungon organizimi;

Në këtë raport zyrtar ka edhe shumë të gjetura, të cilat për shkak të shkrimit të dobët është vështirë të lexohen qartazi.

Pas realizimit të inspektimit, inspektorët e punës me vendim i kanë ndaluar përkohësisht punimet kompanisë Xani Invest Group Sh.P.K., duke e urdhëruar të ndëmerr këto masa:

  • Vendosja e skeleve dhe mbyllja e vendeve të hapura në qoshet e skeleve;
  • Rrethimi i vendpunishtes;
  • Shenjëzimi;
  • Si dhe vërejtjet e përcaktuara me raportin zyrtar që i takojnë investitorit.

Ndryshe, ky aksion i Inspektoratit të Punës që po zhvillohet në gjithë Kosovën është ndërmarrë me iniciativë të Ministrit të Ministrisë së Punës, Andin Hoti, pas shtatë (7) vdekjeve në vend të punës që kanë ndodhur në Kosovë gjatë vitit 2026.

Foto: Bahri Xani – pronar i Xani Invest Group

Lajme35 minutes ago

Pas BDI-së, edhe ZNAM-i nuk e pranon propozimin e ri për provimin e jurisprudencës

Maqedoni43 minutes ago

Dimitrievski: Përderisa ZNAM është në Qeveri, provimi i jurisprudencës do të mbahet në gjuhën maqedonase

Kosovë58 minutes ago

Tahiri: Me qeverinë Kurti, Republika e Kosovës duhet ta fshijë integrimin dhe anëtarësimin në BE

Shqipëri1 hour ago

Protestuesit e maskuar shkulin pllakat dhe sulmojnë me gurë e llastiqe, Policia u kundërvihet me forca dhe autobotin e ujit! (FOTO)

Lajme2 hours ago

Durmishi: Ekonomia u rrit për 3,8% në vitin 2025, BPV-ja për kokë banori po i afrohet 10 mijë eurove

Kosovë2 hours ago

Kurti për zgjedhjet në Serbi: E dimë kush e humbi pushtetin, por nuk e dimë kush e ka fituar atë

Maqedoni3 hours ago

Alarm në shkollat e Tetovës: 14-vjeçari sulmohet fizikisht nga bashkëmoshatari

Kosovë3 hours ago

Arrestohet drejtori i Spitalit të Mitrovicës, dyshohet se kërcënoi bashkëshorten

Lajme3 hours ago

Zhduken mbi 100 armë nga depoja “Tactical” në Gjakovë – dyshohet se dera u hap me çelës, pa shenja thyerjeje

Maqedoni3 hours ago

Vendimi për Spitalin Modular ndez përplasjen politike: VMRO akuzon për ndërhyrje në drejtësi

Shqipëri4 hours ago

Risitë e Diellës në e-Albania, Rama prezanton shërbimet e reja digjitale: “Vizion 4.0”, qytetarët do përfitojnë! Administratë publike më moderne dhe efikase

Kosovë5 hours ago

Aleanca çon në Polici thirrjet e rënda ndaj Haradinajve nga disa profile në Facebook

NA NDIQ NË FACEBOOK