Connect with us

Lajme

Dikur familjarët ishin vetëm për dasma, sot në pozita të larta shtetërore – Armend Muja e “rehaton” gruan si drejtoreshë në një departament të MINT-it

Publikuar

Që nga vera e kaluar, standardi i jetesës për familjen e ministrit të ri të Bujqësisë, Armend Muja, është përmirësuar dukshëm.

Bashkëshortja e tij, Arjeta Islami Muja, është ngjitur në një nga postet kyçe brenda Ministrisë së Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Inovacionit – institucion që në Qeverinë Kurti 3 drejtohet nga Mimoza Kusari Lila.

Nga 24 korriku 2025, sipas vetë deklarimit të pasurisë për vitin 2026, ajo ka kapur pozitën e drejtoreshës në Departamentin për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, një post me peshë dhe pagë të majme.

Deri dje, ajo drejtonte vetëm një divizion që i raportonte këtij departamenti.

Sot, është në krye të tij.

Edhe pse prej vitesh pjesë e kësaj ministrie, avancimi i saj përkon në mënyrë të përkryer me fuqizimin politik të bashkëshortit dhe partisë ku ai bën pjesë.

Dhe në këtë sistem si ky i këtij lloji, momentumi politik nuk lexohet si rastësi, por si garanci e heshtur për ngjitje

 

NA NDIQ NË FACEBOOK