Connect with us

Lajme

Cila është ngjyra e vërtetë e Diellit?

Publikuar

Ngjyra e vërtetë e Diellit është e bardha. Ky është një fakt që mund të duket i çuditshëm për këdo që ka parë një perëndim flakërues. Por të dhënat shkencore janë të prera: ylli ynë lëshon dritë në të gjitha ngjyrat e spektrit të dukshëm pothuajse në mënyrë uniforme.

Kur të gjitha këto frekuenca mblidhen së bashku, rezultati për syrin njerëzor është e bardha e pastër. Megjithatë, nga sipërfaqja e Tokës, ne rrallë e shohim këtë ngjyrë origjinale. Kjo sepse atmosfera vepron si një filtër kompleks. Molekulat e ajrit shpërndajnë më mirë dritën me gjatësi vale të shkurtër, si blunë dhe vjollcën.

Ky fenomen, i njohur si ‘Shpërndarja Rayleigh’, bën që Dielli të duket me nuanca të verdha ose portokalli. Kur drita duhet të kalojë nëpër një shtresë më të trashë ajri, si në lindje apo perëndim, shpërndarja bëhet aq intensive sa vetëm drita e kuqe dhe portokallia arrijnë te ne.

Kur Dielli është në zenit, pra në kulmin e tij në qiell, drita e tij kalon nëpër atmosferë pothuajse pingul, duke ndjekur rrugën më të shkurtër. Edhe në këtë rast, një pjesë e dritës blu ”vilet” nga rrezja origjinale për të ngjyrosur qiellin, duke e lënë dritën direkte paksa më të ngrohtë.

Kjo humbje e blusë mjafton që drita e bardhë të anojë drejt të verdhës. Për më tepër, një luan rol edhe kontrasti. Syri ynë e percepton dritën e bardhë të fortë si të verdhë të zbehtë, kur ajo bie ndesh me blunë e thellë të qiellit përreth.

Në hapësirë, jashtë “burgut” të atmosferës, astronautët e shohin Diellin ashtu siç është: një sferë e bardhë verbuese në një sfond të zi rrethe  rrotull. Interesant është fakti se yjet e tjerë shpesh na duken të bardhë sepse drita e tyre është shumë e dobët për të aktivizuar konet, receptorët tanë të ngjyrave.

Në vend të tyre, aktivizohen shufrat, që perceptojnë vetëm shkëlqimin. Vetëm yjet jashtëzakonisht të ndritshëm, si Betelgeuse (gjigant i kuq) ose Rigel (supergjiganti blu), arrijnë të shfaqin ngjyrën e tyre të vërtetë për syrin e lirë.

Kuptimi i këtij mashtrimi vizual, nuk e zbeh bukurinë e një perëndimi dielli, por na kujton se sa shumë mjedisi ynë e transformon realitetin fizik përpara se ai të mbërrijë në retinën tonë. Dielli mbetet një yll i bardhë, që “maskohet” si i artë për të na dhuruar ngjyrat e jetës në Tokë. /tesheshi.com/

Shqipëri10 minutes ago

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

Lajme1 hour ago

“Kush don le të gëzon, kush don të vajton!” – Haradinaj me reagim epik: Unë i pres KËTU!

Maqedoni2 hours ago

Grubi në rastin për “Lotarinë Shtetërore” kërkoi përkthimin e aktakuzës në shqip, gjykata reagoi ndaj momentit të kërkesës

Shqipëri3 hours ago

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

Maqedoni3 hours ago

Vrasja në Çair: Njëri nga autorët duhej të ishte në burg, Toshkovski: I kemi provat, arrestimet janë çështje kohe

Lajme3 hours ago

Bajrami: Jemi me institucione të uzurpuara, që nga dhjetori i vitit të kaluar s’kemi qeveri funksionale

Maqedoni3 hours ago

Iseni në Kosovë: Shkupi dhe Prishtina forcojnë frontin e përbashkët për sigurinë

Lajme4 hours ago

Spekulimet për kalimin në VLEN, Valbon Limani publikon mesazh nga foltorja e ASH-së

Maqedoni4 hours ago

Georgievski: Komentet pas vdekjes së Mlladiqit zbuluan jugosllavët e rremë maqedonas!

Shqipëri5 hours ago

“Para se të vënë kujën, të kontribuojnë!”- Flakët përfshinë varrezat, kryebashkiaku Ndreu: S’ka vend për panik, zjarri nën kontroll! Disa u ekzaltuan

Kosovë6 hours ago

Cakolli: Qysh thirret e merret pjesë në seancë jashtë çdo afati kushtetues, pa iu drejtuar Kushtetueses për pasojat?

Lajme6 hours ago

Një 27-vjeçar nga Maqedonia qëllohet për vdekje në Berlin, autorët në arrati

NA NDIQ NË FACEBOOK