Connect with us

Shqipëri

Burg përjetë Naim Murselit, reagon vëllai i Liridona Ademajt

Publikuar

Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, reagoi pas shpalljes së dënimeve ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës me burgim të përjetshëm, si dhe ndaj Kushtrim Kokallës me 30 vjet burg. Ai u shpreh se vendimi i gjykatës ka sjellë njëfarë lehtësimi për familjen, edhe pse dhimbja mbetet e madhe.

Sipas tij, u konfirmua ajo që familja kishte deklaruar që në fillim, se Murseli dhe Kokalla kishin përzgjedhur Plavën si autor të krimit dhe kishin bashkëorganizuar vrasjen. Ademaj theksoi se ky vendim nuk ka rëndësi vetëm për familjen e tyre, por edhe për fëmijët e Liridonës dhe për gjithë shoqërinë.

“Ajo që u vërtetua sot është ajo që kemi thënë nga fillimi që Naimi së bashku me Kushtrimin duke e zgjedhur Granitin si vrasës e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim nuk shkon vetëm për ne, por edhe për Liridonën dhe fëmijët e saj që nuk do ta shohin më nënën e tyre. Ky vendim është edhe për ata që mendojnë që ta bëjnë një krim të tillë. Sa i përket Kushtrim Kokallës, besoj që gjykata e ka parë të drejtë ashtu. Sado pak ky vendim na ka lehtësuar edhe neve, por është vendim që e kemi pritur të gjithë, jo vetëm familja”, ka thënë ai.

Lajme57 minutes ago

Antik Strofci, kryetar i degës së PDK-së në Hannover të Gjermanisë, ka raportuar në autoritetet gjermane një koment të publikuar në Facebook

Maqedoni2 hours ago

Buçkovski: Konflikti i 2001-shit, s’filloi vetëm për të drejtat e shqiptarëve, por edhe për ndarjen e Maqedonisë

Shqipëri2 hours ago

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Lajme3 hours ago

Dehari rrëfen historinë e dhimbshme të babait: E morën në burg kur isha dy vjeç, nuk u kthye më kurrë

Lajme4 hours ago

Pendarovski: Ja kush pengoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001

Maqedoni4 hours ago

Spitalet në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip nuk do të ndërtohen me kredinë britanike, por me kredi nga Banka Botërore dhe BEI

Shqipëri4 hours ago

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

Kosovë5 hours ago

Bashkëshortja e heroit Kadri Zeka, Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Ja si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975

Maqedoni6 hours ago

Plani për ndarjen në vitin 2001 dështoi për shkak të vlerësimit të Pentagonit se ishte i pamundur pa gjakderdhje të madhe

Lajme7 hours ago

Dorëhiqet drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Strugë, dr. Arben Labenishti

Kosovë7 hours ago

“Ky duhet të jetë presidenti i Kosovës” – Lidhja e Historianëve me propozim liderëve (FOTO)

Shqipëri7 hours ago

VIDEO/ Bën disa rrotullime, përplaset dhe shpërthen në flakë! Momenti i rënies së helikopterit në Greqi, 3 të vdekur

NA NDIQ NË FACEBOOK