Connect with us

Lajme

Braçe “zhvesh shpatën”… – Te Sheshi

Publikuar

Erjon Braçe, një politikan race në PS-së,  është tashmë njeriu që po tenton të sfidojë pushtetin absolut të Ramës mbi këtë forcë, duke kërkuar të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Pra, përballë Manastirlliut, të jetë ai e jo ajo, zgjedhje e Ramës.

I ftuar në “Top Story”, ai tha se Partia Socialiste nuk mund të kthehet në mur ku varen herë pas here njoftime për vendime, sepse shumë shpejt atje do të varet njoftimi për fundin e saj.

“Unë kam folur brenda asamblesë dhe ka arsye që më shtyn ta bëjë këtë: partia nuk mund të kthehet në një mur ku ngjiten kohë pas kohe njoftime për kryetar partie, për të deleguar, njoftime për kryetar bashkie, njoftime për të deleguar në qarqe.

Jo, partia nuk mund të funksionojë kështu, për njoftime që ngjiten në mur. Sepse nëse vazhdon kështu, mund të vijë dhe ndonjë njoftim më i rënd, për fundin e partisë. Unë kam dashur ta thyejë këtë praktikë që bie ndesh me parimet e mia dhe të PS”, u shpreh Braçe.

Kujtojmë se pak vite më parë ai u zgjodh zv/kryeministër, për t’u zëvëndësduar nga Arben Ahmetaj, gjë të cilën e priti jo mirë, edhe nga fakti se kush do e pasonte në atë post, njeriu që sipas tij i dha një goditje të rëndë bujqësisë me politikat e tij të mbrapshta fiskale në këtë sektor. Dhe vetëm kaq. Më shumë pushtet, ky njeri që daton në PS që nga ’90-ta, një veteran në jetën parlamentare, nuk ka patur kurrë. Herë antipatik prej një goje çapraze e herë simpatik nga aftësia e të bërit opozitë me gjuhë teknokratike në çështje ekonomike, Braçe duket se kërkon tashmë të provojë veten për të qenë dhe lider, duke nisur fillimisht me Tiranën. /tesheshi.com/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK