Connect with us

Lajme

Beqiri: Qeveria teknike nuk sjell vota, por puna në terren- kjo është frika e opozitës

Publikuar

Kaltrina Beqiri,

Deputetja e VLEN-it, Kaltrina Beqiri në emisionin “Me fakte” në TVM1 duke folur për shfuqizimin e qeverisë teknike, tha se ajo do të mbetet në fuqi për zgjedhjet e ardhshme dhe do të shfuqizohet për ato pas tyre.

“Ne si VLEN normalisht e mbështesim këtë, pasi edhe porosia e partnerëve tanë nga Uashingtoni dhe Brukseli është e qartë; ne ju mbështesim vetëm ndërtoni sistem të shëndetshëm, sistem më të mirë”, ka thënë Beqiri.

“Ne jemi pro dhe ashtu votuam, nuk do të vlejë për këto zgjedhje, por për ato të ardhshme”, ka thënë tutje ajo.

Sipas saj, Qeveria teknike nuk sjell vota, por puna në terren.

“Opozita frikësohet nga shfuqizimi i qeverisë teknike”, ka nënvizuar deputetja Beqiri.

NA NDIQ NË FACEBOOK