Lajme
Azizi: Për dallim nga BDI, ne po ndërtojmë me ritëm të lartë në Korridorin 8, trasa nuk devijohet

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, tha se për dallim nga qeverisja e kaluar e BDI, e cila sipas tij “çdo fushatë bënte nga një inaugurim për Korridorin 8, por për 13 vite nuk ndërtoi as 3 kilometra”, aktualisht po punohet me intensitet të lartë në këtë projekt.
Ai theksoi se tashmë janë ndërtuar disa kilometra nga Korridori 8, duke shtuar se qytetarët shqiptarë mund të jenë të sigurt se trasa aktuale nuk do të devijohet.
“Ka vetëm disa procedura teknike që lidhen me UNESCO”, deklaroi Azizi.
Më tej, ai akuzoi BDI-në se në të kaluarën ka ndarë mjete për projekte të Korridorit 8, por sipas tij ato janë keqpërdorur dhe nuk është ndërtuar asnjë kilometër i këtij aksi rrugor./Zyrtare.net/
















