Lajme
Aksioni i policisë në Maqedoni, bastisjet po realizohen në Gërçec, Strumicë, Shtip dhe Shkup
Publikuar
para 5më

Forcat speciale të policisë janë në terren duke kryer bastisje në Shkup, Shtip, Strumicë dhe Gërçec. Sipas informacioneve të deritanishme të publikuara, bëhet fjalë për një aksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me Byronë për Siguri Publike dhe Departamentin për Krim të Organizuar, në koordinim me Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar. Ata janë në kërkim të aktiviteteve të tregtisë ilegale me drogë.
Sipas informacioneve, në shënjestër është një rrjet i organizuar kriminal i lidhur me tregtinë ilegale të kokainës. Po zhvillohen bastisje në rreth 15 lokacione dhe aksioni përfshin disa persona. Jozyrtarisht, mes të ndaluarve përmenden edhe persona të njohur në qarqet kriminale, çka tregon seriozitetin dhe përmasat e operacionit, transmeton Kolegium.
Institucionet kompetente kanë paralajmëruar më shumë detaje gjatë ditës, pas përfundimit të aksionit kundër krimit të organizuar.
Sipas vlerësimit të fundit të Iniciativës Globale për Luftën kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC), Maqedonia renditet në vendin e 18-të nga 44 shtete në Evropë dhe në vendin e 103-të nga 193 vende të analizuara në botë për sa i përket veprimtarisë së krimit të organizuar.
Sipas raportit, në Maqedoni veprojnë disa rrjete kriminale, të cilat janë më aktive në tregtinë e drogës. Operacionet e tyre janë të përqendruara në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Veles dhe Shtip. Disa prej grupeve përdorin nivele të larta dhune dhe frikësimi, ndërsa një pjesë e tyre, siç theksojnë autorët, kanë mbrojtje politike që ua lehtëson veprimtarinë.
Raporti e identifikon Maqedoninë e Veriut si një pikë të rëndësishme tranziti për heroinën në rrugët që lidhin Afganistanin me Evropën Perëndimore përmes Turqisë dhe Ballkanit.
Në të theksohet “bashkëpunimi i mirë” i kriminelëve maqedonas me aktorë kriminalë nga rajoni dhe Turqia, por edhe me rrjete ndërkombëtare si mafia ruse dhe ajo italiane.
Tregu i brendshëm i heroinës është i vogël, por pozita gjeografike e vendit e bën atë një pjesë të rëndësishme të zinxhirit rajonal të furnizimit. Sasia e konfiskimeve varion, gjë që sipas ekspertëve tregon ndryshime në rrugët e trafikut dhe konkurrencë mes grupeve.
E ngjashme është situata edhe me kokainën – tregu është i konsoliduar dhe përfshin grupe me lidhje të drejtpërdrejta me kartelet furnizuese nga Amerika e Jugut. Edhe pse ka pasur aksione policore që kanë goditur disa rrjete, Maqedonia e Veriut vazhdon të konsiderohet si pikë tranziti.
Në raport thuhet se përplasjet mes grupeve rivale kanë çuar në incidente të dhunshme, veçanërisht në rajonin e Shkupit.
Kanabisi mbetet një nga problemet më të mëdha. Autorët paralajmërojnë se disa kompani me licencë për kanabis mjekësor janë të përfshira në tregti ilegale, duke shfrytëzuar boshllëqet ligjore.
“Korrupsioni e ndërlikon më tej mbikëqyrjen, ndërsa Maqedonia e Veriut mbetet një vend kyç tranziti për dërgesat e kanabisit nga Shqipëria drejt tregjeve evropiane. Pavarësisht masave të shtuara të zbatimit të ligjit, tregu i kanabisit vazhdon të rritet, duke u sjellë përfitime si aktorëve vendas ashtu edhe atyre të huaj”, përfundojnë autorët e raportit./ZYRTARE.net
You may like

Treni urban mbetet i bllokuar para Lisiçes: Pasagjerët 40 minuta të ngujuar në shina për shkak të ndërprerjes së energjisë

Vetëm 62% e nxënësve të vaksinuar kundër fruthit

ASH: VLEN duhet të japë llogari për punësimet dhe avancimet

Sinisha Stojanoski, drejtori i ri i Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”

BDI: Pas më shumë se dy vitesh, Afrim Gashi pranon se VLEN nuk e ka legjitimitetin e shqiptarëve

Kumanova kërkon simbolin e saj për 2026!




Lyrical Son fton shqiptarët për një marsh historik në mbështetje të lirisë

Kush është Blerina Maloku? Policia e Kosovës ende në kërkim të 22-vjeçares nga Vushtrria

Treni urban mbetet i bllokuar para Lisiçes: Pasagjerët 40 minuta të ngujuar në shina për shkak të ndërprerjes së energjisë

Osmani flet për 6 deputetët që refuzuan Sejdiun: Do të bllokonin çdo emër!

5 të arrestuar pas ngjarjes së rëndë në hotelin në Vlorë, mes tyre edhe një shtetas kosovar (Emri)

Vetëm 62% e nxënësve të vaksinuar kundër fruthit

Evakuohet Terminali 1 në aeroportin e Berlinit, alarm për substancë toksike në valixhe

Tahiri e Shala takojnë Ali Ahmetin në Tetovë

Osmani: Dy nga gjashtë deputetët thanë se s’do mbështesnin as kandidatë të LDK-së për President

ASH: VLEN duhet të japë llogari për punësimet dhe avancimet

Tragjedi në Nigeri, të paktën 37 të vdekur nga gazi toksik, shumë të tjerë të zhdukur! Po tentonin të vidhnin në tubacionin e naftës

