Connect with us

Lajme

Adnan Azizi: Shqipja nuk preket, Kuvendi e respekton 100%

Publikuar

Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka deklaruar se gjuha shqipe në institucionet shtetërore respektohet plotësisht dhe nuk ka asnjë cenim të përdorimit të saj në Kuvend, transmeton Zyrtare.net

Ai theksoi se “Shqipja nuk preket” dhe se sipas tij, Kuvendi i respekton në mënyrë të plotë obligimet ligjore për përdorimin e gjuhëve.

“100% e akteve të miratuara nga Kuvendi gjatë vitit të kaluar janë në pajtim me ligjin për përdorimin e gjuhëve. Këtë e dëshmojnë të dhënat nga raporti i publikuar në ‘Gazetën Zyrtare’ për vitin 2025”, ka deklaruar Azizi.

Ai gjithashtu kritikoi opozitën shqiptare, duke thënë se disa prej tyre e keqpërdorin çështjen e gjuhës për qëllime politike, ndërsa sipas tij, në praktikë nuk e përdorin sa duhet shqipen.

Sipas Azizit, debati për gjuhën shqipe shpesh “manipulohet” në opinion, pavarësisht gjendjes reale në institucione./Zyrtare.net/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK