Lajme
VLEN-i po bëhet një parti: AlternAtivA autorizon Bekim Salin për shkrirjen e organeve partiake!

Sot, në mbledhjen e fundit të Kuvendit Qendror, AlternAtivA ka autorizuar kryetarin e saj, Bekim Sali, për të shkrirë organet partiake dhe për të udhëhequr bisedimet për krijimin e koalicionit politik VLEN si një parti.
Siç mëson 3-shi.net nga burime brendapartiake bëjnë të ditur se në strukturën e re të VLEN-it, Bekim Sali pritet të mbajë pozicionin e sekretarit të përgjithshëm, ndërsa kryetarë do të jenë Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami.
Kjo lëvizje tregon një konsolidim të forcave politike shqiptare në vend dhe përgatitje të koalicionit për sfidat e ardhshme zgjedhore.
















