Bota
Trump, zbythje nga Irani nën një psiqikë të rënduar?!

Një ndryshim qëndrimi nga Presidenti Donald Trump, i cili, ndërsa lë të hapur mundësinë e luftimeve të zgjatura, tani deklaron se lufta e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin është “shumë përpara afatit”.
Në një intervistë telefonike me CBS News të hënën nga klubi i tij i golfit në Florida, ai tha se beson që lufta “pothuajse ka mbaruar“, duke shpjeguar se “ata nuk kanë marinë, as komunikime, as forcë ajrore. Raketat e tyre janë shkatërruar. Dronët e tyre po hidhen në erë kudo, madje edhe në objektet ku prodhohen”.
Ai gjithashtu thekson se “nuk u ka mbetur asgjë nga pikëpamja ushtarake”.
Lidhur me Ajatollah Mojtaba Khamenei, i cili po zëvendëson të atin si udhëheqës suprem i Iranit, Trump tha: “Nuk kam asnjë mesazh për të. Asnjë, absolutisht”, duke shtuar se ai ka dikë tjetër në mendje për të udhëhequr vendin.
Lidhur me transportin detar në Ngushticën e Hormuzit, Trump tha se SHBA-të “mund të bëjnë shumë” për ngushticën dhe kërcënoi Iranin nëse bllokon transportin detar. “Ata kanë hedhur të gjitha municionet që kishin dhe më mirë të mos provojnë asgjë…ose do të jetë fundi i këtij vendi… Nëse bëjnë diçka të keqe, do të jetë fundi i Iranit dhe nuk do ta dëgjoni më kurrë emrin e tyre”.
Trump tha gjithashtu se Ngushtica e Hormuzit tani është e hapur dhe pretendoi se anijet kanë hyrë aty.
Më në fund ai u shfaq optimist për fundin e luftës, ndërsa fillimisht kishte vlerësuar se lufta do të zgjaste rreth një muaj.
“Jemi shumë përpara afatit”, tha ai për CBS News dhe theksoi se lufta “pothuajse ka mbaruar”.
Në të njëjtën kohë, Departamenti i Luftës, në një postim në X, tha se “ne sapo kemi filluar të luftojmë” dhe se “nuk do të tregojmë mëshirë”.
Por tashmë, kjo lloj çoroditje është e zakonshme në politikën amerikane. Trump po shfaqet gjithnjë e më kontravers, duke u shndërruar në një “bombë” për botën me mendjen e tij të mbrapshtë.
Sa për ato që thotë në lidhje me shkatërrimin e arsenalit ushtarak Iranit, sigurisht që nuk i beson as vetë ato që thotë. E kundërta, Irani i ka dhënë një leksion shembullor SHBA-së dhe Izraelit, duke i sfiduar keq në pak ditë, deri në nivel poshtërimi ushtarak.
Edhe pse një regjim aspak për t’u simpatizuar, e udhëhequr dhe ajo nga dogma rreziksjellëse për rajonit, zullumit amerikano-izraelit i ka dhënë gjithsesi një mësim të mirë, duke jua prishur të gjithë llogaritë e ndyra.
Në fund, për t’u kujtuar është ajo që ka thënë Edi Rama në 2016-ën: “Mos e thënë Zoti që Trump të vijë në pushtet!”. Të drejtë ka patur…/tesheshi.com/






















