Connect with us

Bota

Trump: Lideri i ri iranian duhet të marrë miratimin e SHBA-së

Publikuar

Irani njoftoi sot se ka zgjedhur një udhëheqës të ri suprem, dhe ndonëse emri i tij ende nuk është bërë i ditur, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se lideri i ri “nuk do të zgjasë shumë” nëse paraprakisht nuk merr miratimin e tij, raporton ABC News.

​”Ai do të duhet të marrë miratimin tonë,” tha Presidenti për ABC News. “Nëse nuk merr pëlqimin tonë, nuk do të qëndrojë gjatë. Dua të jem i sigurt se nuk do të na duhet t’i kthehemi kësaj çdo 10 vjet, kur nuk do të ketë një president si unë që është i gatshëm ta zgjidhë këtë.”

​Ai shtoi gjithashtu: “Nuk dua që njerëzit pas pesë vitesh të duhet të kthehen sërish dhe të bëjnë të njëjtën gjë, ose edhe më keq, t’i lejojmë ata të pajisen me armë bërthamore.

NA NDIQ NË FACEBOOK