Bota
Trump e shkarkon Grenellin – një nga njerëzit më të afërt të tij largohet nga posti

Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të largojë diplomatin dhe bashkëpunëtorin e tij të afërt Richard Grenell nga posti i drejtuesit të Kennedy Center, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore në Shtetet e Bashkuara.
Lajmi u bë publik pas njoftimit zyrtar të administratës, ndërsa vendimi pritet të formalizohet në një mbledhje të bordit në Shtëpinë e Bardhë. Grenell kishte marrë drejtimin e këtij institucioni në vitin 2025, por mandati i tij u shoqërua me polemika të shumta, bojkot nga artistë dhe kritika për ndryshimet që u bënë në qendrën kulturore.
Sipas mediave amerikane, Trump ka vendosur të sjellë një drejtues të ri për të menaxhuar projektin e madh të rindërtimit të institucionit, i cili pritet të mbyllet për dy vite për renovim të plotë.
Grenell, i njohur si një nga aleatët më besnikë të Trump, më herët ka shërbyer edhe si ambasador i SHBA-së në Gjermani dhe në poste të tjera të rëndësishme në administratën amerikane.





















