Connect with us

Lajme

Tragjedi në Karposh të Shkupit: Gruja dhe fëmija i saj humbin jetën pas rënies nga një ndërtesë banimi

Publikuar

Pasditen e sotme në lagjen Karposh të Shkupit, një grua rreth 45 vjeç dhe fëmija i saj rreth 10 vjeç kanë humbur jetën pas rënies nga një ndërtesë banimi.

Sipas informacioneve të para, rreth orës 14:00 në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov”, gruaja dhe fëmija ranë nga ballkoni i katit të gjashtë të ndërtesës. Në vendin e ngjarjes mbërriti menjëherë një ekip i Shërbimit të Urgjencës Mjekësore, i cili konstatoi vdekjen e të dyve.

Ekipet e urgjencës dhe policia u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku po kryhet hetimi dhe po përcaktohen rrethanat e tragjedisë.

Institucionet përgjegjëse po punojnë për sqarimin e rastit, dhe më shumë informacione priten pas përfundimit të hetimeve.

NA NDIQ NË FACEBOOK