Lajme
Toshkovski: Ngjarja tragjike në Karposh ka pasur paraprirje, është arrestuar bashkëshorti i gruas që humbi jetën

Në konferencën e sotme për media, ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka shprehur ngushëllime për ngjarjen tragjike që tronditi vendin, ku një nënë dhe vajza e saj humbën jetën pas rënies nga një ndërtesë në Karposh, përcjell Zyrtare.
Toshkovski informoi se më 02.03.2026, rreth orës 14:00, në Ministrinë e Punëve të Brendshme është pranuar një denoncim nga një kalimtar i rastësishëm, i cili ka raportuar se një grua dhe një vajzë kanë rënë nga një ndërtesë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur marrjen e masave përkatëse.
Sipas tij, ngjarja ka pasur një paraprirje. Po atë ditë, në orën 12:05, është paraqitur një denoncim, pas së cilës është zhvilluar bisedë me Ivanën. Ajo, siç u theksua, ka deklaruar se bëhej fjalë për një keqkuptim dhe se nuk kërkonte ndërhyrje policore, duke shtuar se marrëdhëniet bashkëshortore po i zgjidhte përmes procedurës së divorcit. Për rastin është përpiluar shënim zyrtar, të cilin e ka nënshkruar tashmë e ndjera Ivana.
Ministri theksoi se të gjitha rrethanat po dokumentohen në detaje dhe do të jenë objekt i analizave të mëtejshme.
Ai njoftoi gjithashtu se bashkëshorti i së ndjerës Stojançe Jovanovski është privuar nga liria dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal përkatës.















