Connect with us

Lajme

Tahiri viziton Thaçin: Presidenti ju dërgon të fala nga Haga

Publikuar

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë.

Në një shkrim në rrjetin social Facebook, ai ka thënë Thaçi po e përballon këtë padrejtësi me një ndjenjë krenarie.

“Sot, në Hagë, e takova Presidentin po aq të fortë sa në çdo vizitë tjetër. Ai po e përballon këtë padrejtësi me një ndjenjë të thellë krenarie, e cila mban gjallë shpirtin e popullit të Kosovës, një krenari që buron nga lufta për liri.

Presidenti dhe shokët e tij janë shtylla të palëkundura, mbi të cilat qëndrojnë fort shteti dhe liria jonë.

Uroj që kjo të ketë qenë vizita ime e fundit në këtë vend dhe që shumë shpejt të takohemi në liri, në Kosovën për të cilën ai dha gjithçka.

Presidenti ju dërgon të fala nga Haga!” – ka shkruar ai.

NA NDIQ NË FACEBOOK