Connect with us

Lajme

Subvencione dhe mbështetje për blegtorët, Hoxha viziton fermën e Sadush Shabanit

Publikuar

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Albrim Hoxha, ka vizituar fermën e Sadush Shabanit në fshatin Frëngovë të Strugës, duke vlerësuar përkushtimin e tij dhe të familjes për zhvillimin e blegtorisë.

Gjatë vizitës, Hoxha theksoi se bëhet fjalë për një nismë familjare të ndërtuar nga fillimi, e cila, sipas tij, dëshmon se me punë dhe vullnet mund të krijohen histori suksesi edhe në sektorin e bujqësisë. Ai bëri të ditur se përmes Programit për mbështetje financiare në bujqësi, ofrohen masa konkrete për blegtorët, përfshirë pagesa direkte për krerët e regjistruar, mbështetje për rritjen e gjedhëve të reja dhe subvencione për zhvillimin dhe modernizimin e fermave.

Sipas zëvendësministrit, këto masa krijojnë mundësi reale për fermerët që të rrisin prodhimin, cilësinë dhe të ardhurat e tyre, duke theksuar se mbështetja për blegtorinë përbën një investim të drejtpërdrejtë në zhvillimin rural dhe ekonominë vendore.