Lajme
Studentët në Shkup me pankarta kundër politizimit: “Mos e përdorni kauzën tonë”

Në kryeqytet janë shfaqur mbrëmjen e sotme pankarta të reja të vendosura nga studentët, përmes të cilave ata reagojnë kundër, siç thonë, përpjekjeve për politizimin e kauzës së tyre, raporton Zyrtare.
Në njërën prej pankartave shkruhet: “BDI, ju nuk po na mbroni, po tentoni të na përdorni kauzën – studentët”, duke adresuar drejtpërdrejt kritika ndaj Bashkimi Demokratik për Integrim.
Ndërkohë, në pankartën tjetër theksohet: “Kur ishit në pushtet heshtët, në opozitë politizoni jurisprudencën – studentët”, duke akuzuar për standarde të dyfishta në raport me çështjet që lidhen me studentët dhe sistemin juridik.
















