Connect with us

Lajme

Skandal në Ministrinë për Marrëdhënie me Komunitetet: Pagë pa punuar, karburant për vete dhe 30 laptopë të zhdukur

Publikuar

Raporti i fundit i Entit Shtetëror të Revizionit (ESHR) ka nxjerrë në dritë parregullsi të rënda brenda Ministrisë për Marrëdhënie midis Komuniteteve. Sipas gjetjeve, buxheti i shtetit është dëmtuar përmes keqpërdorimeve të burimeve njerëzore dhe pronës shtetërore.

Plot 150 punonjës, të angazhuar përmes nënprogramit për përfaqësim të drejtë dhe si përkthyes, kanë marrë rroga të rregullta pa u paraqitur asnjëherë në punë. Ata nuk figurojnë në asnjë rekord të evidencës elektronike të orarit të punës.

Ministria nuk mund të llogarisë vendndodhjen e 30 laptopëve të shtetit, të cilët thjesht janë zhdukur nga inventari.

Janë gjetur prova se paratë e shtetit janë përdorur për të mbushur me karburant automjetet private, duke i paraqitur këto shpenzime si kosto zyrtare.

Ky raport konfirmon dështimin e mekanizmave të kontrollit të brendshëm, duke lejuar derdhjen e parave publike në xhepa privatë pa asnjë lloj llogaridhënieje.

NA NDIQ NË FACEBOOK