Connect with us

Maqedoni

Shqiptarët me vetëm 22.6% përfaqësim në Prokurori, maqedonasit dominojnë me 68.5% (Infografik)

Publikuar

më

Përbërja etnike e prokurorëve publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut vazhdon të reflektojë një realitet të pabalancuar, pavarësisht përpjekjeve për përfaqësim më të drejtë të komuniteteve. Të dhënat e nxjerra nga raporti vjetor i Këshillit të Prokurorëve Publikë, tregojnë qartë dominimin e një komuniteti, ndërkohë që të tjerët mbeten të nënpërfaqësuar në nivele të ndryshme të sistemit prokurorial. Sipas këtyre të dhënave, maqedonasit përbëjnë shumicën dërrmuese me 68,5% të prokurorëve publikë. Shqiptarët renditen si komuniteti i dytë më i përfaqësuar me 22,6%, që në numër absolut përkthehet në 44 prokurorë publikë, raporton Portalb.mk.

Edhe pse kjo shifër paraqet një prani të konsiderueshme, ajo mbetet nën nivelin e përfaqësimit proporcional.

Në nivel institucional, përfaqësimi ndryshon dukshëm nga një prokurori në tjetrën. Ka zona ku shqiptarët janë shumicë, si në Tetovë, Gostivar dhe Strugë, duke reflektuar përbërjen etnike të popullsisë lokale. Por në shumë prokurori të tjera, veçanërisht në pjesën lindore të vendit, me gjasë nga fakti se atje jetojnë popullsi e ultë e shqiptarëve.

Ndërkohë, komunitetet më të vogla si turqit, vllehët, serbët, boshnjakët dhe malazezët nuk arrijnë të kenë përfaqësim të shpërndarë në mënyrë të barabartë, por janë të përqendruar në raste individuale në institucione të caktuara.

Kjo panoramë tregon se, megjithëse ekziston nivel i caktuar diversiteti etnik në prokurori, ai mbetet larg një përfaqësimi të balancuar dhe gjithëpërfshirës.

Në infografikun më poshtë janë të paraqitur në numër dhe përqindje, përfaqësimi i shqiptarëve dhe etnive të tjera në Prokuroritë e Maqedonisë së Veriut.

Përfaqësimi në Prokuroritë e RMV-së sipas kombësisë. Infografiku i gjeneruar me IA/Copilot
Përfaqësimi në Prokuroritë e RMV-së sipas kombësisë. Infografiku i gjeneruar me IA/Copilot

Në vijim mund të shihet përfaqësimi sipas Prokurorive përkatëse:

Në Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, funksionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 10 prokurorë publikë, sipas kombësisë: 4 maqedonas, 4 shqiptarë, 1 turk dhe 1 vllah. Nga prokurorët publikë të zgjedhur, një prokurori i pushon funksioni për shkak të zgjedhjes si anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në Prokurorinë e Lartë Publike të Shkupit, funksionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 12 prokurorë publikë, nga të cilët sipas kombësisë: 9 janë maqedonas dhe 3 janë shqiptarë.

Në Prokurorinë e Lartë Publike të Manastirit, sipas sistematizimit, janë paraparë 8 vende si prokuror publik, ndërsa funksionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 3 prokurorë publikë, të gjithë janë maqedonas sipas kombësisë. Funksioni i një prokurori publik ka pushuar për shkak të zgjedhjes për drejtor të Akademisë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë.

Në Prokurorinë e Lartë Publike të Gostivarit, sipas sistematizimit, janë paraparë 8 vende si prokuror publik, ndërsa funksionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 7 prokurorë publikë, nga të cilët 1 maqedonas dhe 6 shqiptarë. Funksioni i një prokurori publik është i pushuar për shkak të zgjedhjes së Prokurorit Publik Themelor të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në Prokurorinë e Lartë Publike të Shtipit, sipas sistematizimit janë planifikuar 6 vende pune si prokuror publik, ndërsa pozicionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 5 prokurorë publikë, të gjithë janë maqedonas sipas kombësisë.

Në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sipas sistematizimit janë planifikuar 18 vende pune si prokuror publik, ndërsa pozicionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 13 prokurorë publikë, 9 maqedonas dhe 4 janë shqiptarë sipas kombësisë.

Në Prokurorinë Themelore Publike të Manastirit, sipas sistematizimit janë planifikuar 11 vende pune si prokuror publik, ndërsa pozicionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 6 prokurorë publikë, sipas kombësisë 5 janë maqedonas dhe 1 është vllah.

Në Prokurorinë Themelore Publike Berovë, sipas sistematizimit, janë paraparë 3 vende për prokurorë publikë, ndërsa vendin e prokurorit publik e mban një prokurore publike, maqedonase.

Në Prokurorinë Themelore Publike Gjevgjeli, sipas sistematizimit, janë paraparë 5 vende pune për prokurorë publikë, ndërsa vendin e prokurorit publik e mbajnë 2 prokurore publike, të dyja maqedonase.

Në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar, funksionin e prokurorit publik e mbajnë gjithsej 9 prokurorë publikë, nga të cilët sipas kombësisë 4 janë maqedonas dhe 5 shqiptarë. Pozicioni i një prokurori publik është i pezulluar për shkak të zgjedhjes si anëtar i Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Në Prokurorinë Themelore Publike të Dibrës, funksionin e prokurorit publik e kryejnë 2 prokurorë publikë, të dy janë shqiptarë sipas kombësisë.

Në Prokurorinë Themelore Publike të Dellçevës, funksionin e prokurorit publik e kryen një prokuror publik, vlleh.

Në Prokurorinë Themelore Publike të Kavadarit, funksionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 5 prokurorë publikë, dhe sipas kombësisë: 4 maqedonas dhe 1 vlleh.

Në Prokurorinë Themelore Publike të Kërçovës, funksionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 3 prokurorë publikë, dhe sipas kombësisë: 1 maqedonas, 1 shqiptar dhe 1 turk.

Në Prokurorinë Themelore Publike Koçan, funksionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 3 prokurorë publikë, të gjithë maqedonas.

Në Prokurorinë Themelore Publike Kumanovë, funksionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 12 prokurorë publikë, nga të cilët 7 maqedonas dhe 5 shqiptarë.

Në Prokurorinë Themelore Publike Ohër, funksionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 7 prokurorë publikë, nga të cilët 6 maqedonas dhe 1 shqiptar. Funksioni i një prokurori publik është i pezulluar për shkak të zgjedhjes në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në Prokurorinë Themelore Publike Prilep, funksionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 5 prokurorë publikë, të gjithë janë maqedonas sipas kombësisë. Funksioni i një prokurori publik është i pushuar për shkak të zgjedhjes së anëtarit të Këshillit të Prokurorëve Publikë.

Në Prokurorinë Themelore Publike Radovish, funksionin e prokurorit publik e kryente një prokurore publike, maqedonase.

Në Prokurorinë Themelore Publike Shën Nikollë, funksionin e prokurorit publik e kryente një prokuror publik, maqedonas.

Në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit, pozicionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 65 prokurorë publikë, nga të cilët sipas kombësisë: 47 maqedonas, 7 shqiptarë, 2 serbë, 4 turq, 1 vllah, 1 malazez dhe 3 boshnjakë. Funksioni i 11 prokurorëve publikë është pezulluar, nga të cilët 9 janë për shkak të zgjedhjes në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe 2 janë për shkak të zgjedhjes si anëtarë të Këshillit të Prokurorëve Publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në Prokurorinë Themelore Publike të Strugës, pozicionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 4 prokurorë publikë, nga të cilët 1 maqedonas dhe 3 shqiptarë sipas kombësisë.

Në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, pozicionin e prokurorit publik e kryejnë gjithsej 7 prokurorë publikë dhe të gjithë janë maqedonas sipas kombësisë. Pozicioni i një prokurori publik është i pezulluar për shkak të zgjedhjes në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

Në Prokurorinë Themelore Publike Veles, funksionin e prokurorit publik e kryejnë gjithsej 7 prokurorë publikë, nga të cilët të gjithë janë maqedonas.

Në Prokurorinë Themelore Publike të Tetovës, funksionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 9 prokurorë publikë, sipas kombësisë: 2 maqedonas dhe 7 shqiptarë.

Në Prokurorinë Themelore Publike të Shtipit, funksionin e prokurorit publik e kryenin gjithsej 7 prokurorë publikë dhe të gjithë janë maqedonas sipas kombësisë.

Kujtojmë se viti 2025 shënoi një periudhë të trazuar për sistemin e drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, me ngërçet strukturore, ndërhyrjet politike dhe mungesën e resurseve që prej vitesh e dëmtojnë funksionimin e mirëfilltë të gjyqësorit. Nga presioni i hapur ndaj Këshillit Gjyqësor dhe përplasjet rreth Prokurorisë Publike, te kritikat e ashpra të Bashkimit Evropian, ShBA-së dhe organizatave ndërkombëtare, ky vit nxori në pah brishtësinë e pavarësisë gjyqësore dhe stagnimin e reformave që mbeten thelbësore për integrimin evropian të vendit.

Shqipëri15 minutes ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme2 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni3 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri3 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme4 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni6 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri6 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme7 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni8 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri9 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme10 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni11 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

NA NDIQ NË FACEBOOK