Lajme
Selman Rrahmani nga Tateshi i Strugës emërohet komandant i Aeroportit të Ohrit

Selman Rrahmani nga Tateshi i Poshtëm është emëruar komandant i Stacionit Policor në aeroportin e Aeroporti i Ohrit “Shën Pali Apostull”.
Me këtë emërim pritet të forcohet menaxhimi operacional dhe të rritet niveli i sigurisë në aeroportin e dytë më të madh në vend. Sipas informacioneve fillestare, Rrahmani do të jetë përgjegjës për koordinimin e operacioneve policore në aeroport, mbikëqyrjen e sigurisë dhe bashkëpunimin me institucionet e aviacionit civil.
Aeroporti i Ohrit “Shën Pali Apostull” konsiderohet një nga pikat kryesore të transportit ajror në rajonin jugperëndimor dhe një portë e rëndësishme për turizmin në zonën e Ohrit dhe Strugës./strugalajm/
















