Lajme
Seferi mirëpret fëmijët e çerdhes “Drenusha” në “Parqe dhe Gjelbrime”: Edukimi mjedisor nis që në moshë të hershme

Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbrime” në Shkup, Muamer Seferi, ka pritur sot në vizitë fëmijët e çerdhes Drenusha- Shkup, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me procesin e mbjelljes dhe zhvillimit të bimëve.
Gjatë vizitës në Ndërmarrja Publike Parqe dhe Gjelbrime, fëmijët panë nga afër përgatitjet për sezonin pranveror, me lule dhe bimë që pritet të zbukurojnë qytetin në ditët në vijim.
Seferi theksoi rëndësinë e edukimit mjedisor që në moshë të hershme, duke u shpjeguar fëmijëve se kujdesi për natyrën është po aq i rëndësishëm sa kujdesi për shëndetin personal. Ai bëri krahasimin simbolik mes rritjes së fëmijëve me dashuri dhe përkujdesjes që kërkojnë edhe bimët.
“Si drejtor, ndjehem jashtëzakonisht i lumtur kur kemi vizita të tilla, sidomos nga fëmijët, sepse çdo investim në edukimin dhe ndërgjegjësimin e brezave të rinj është investimi më i vlefshëm për të ardhmen”, ka deklaruar Seferi.



















