Lajme
Seferi: Aksion i koordinuar për një Çair më të pastër në prag të Fitër Bajramit

Një aksion i gjerë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike ka nisur në Komunën e Çairit, në prag të festës së Fitër Bajramit.
Iniciativa, e realizuar në koordinim ndërinstitucional, synon përmirësimin e higjienës dhe krijimin e një ambienti më të pastër dhe më dinjitoz për qytetarët gjatë ditëve festive.
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Parqe dhe Gjelbrime”, Muamer Seferi, ka bërë të ditur se ekipet në terren janë angazhuar gjatë orëve të natës në pastrimin e zonave kryesore dhe shpëlarjen e rrugëve, si pjesë e përgatitjeve intensive për pritjen e festës.
Aksioni është realizuar në bashkëpunim me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, duke theksuar rëndësinë e koordinimit institucional në shërbim të qytetarëve dhe ruajtjes së mjedisit urban.














