Connect with us

Lajme

Sa është stabil koalicioni aktual VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM?

Publikuar

më

Çështja e stabilitetit të shumicës qeveritare është rihapur pasi kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se në maj ose qershor do të ketë rikonstruim të Qeverisë, përcjell Deutsche Welle. Mickoski paralajmëroi po ashtu se do të analizohen performancat e ministrave dhe se është e mundur që një pjesë e kuadrove të zëvendësohen ose të rotacionohen.

Në të njëjtën kohë, opozitarja Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë (LSDM) pretendon se partneri i koalicionit ZNAМ po shpërbëhet, pasi disa deputetë të këtij subjekti votuan në favor të projektligjit të tyre për pagë minimale prej 600 euro.

Mickoski i hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e Venko Filipçe se ZNAM po shpërbëhet dhe se shumica parlamentare po zvogëlohet.

“Koalicioni me lëvizjen ZNAM nuk po shpërbëhet”, deklaroi ai, duke shtuar se komentet e tilla “i përkasin rubrikës së humorit dhe satirës, jo politikës”.

Reaguan edhe nga ZNAM. Zëdhënësi i partisë, Nikola Memov, mohoi pretendimet për kalime të deputetëve në kamp tjetër. Ai theksoi se partia nuk planifikon përjashtime apo sanksione dhe se anëtarësia e ZNAM po rritet.

“Çdo funksionar ka të drejtë për qëndrim të vetin, por duhet të respektohen postulatet programore të ZNAM-it, të bazuara në parimet e Ilindenit dhe ASNOM”, deklaroi Memov.

Nga ana tjetër, edhe VLEN theksoi se koalicioni qeveritar mbetet stabil dhe se pritet madje rritje e numrave në shumicën parlamentare. Këtë e konfirmoi edhe një nga liderët e këtij koalicioni, Izet Mexhiti, i cili theksoi se shumica jo vetëm që është e qëndrueshme, por edhe në zgjerim.

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ditët e fundit deklaroi se ZNAM gradualisht po shpërbëhet dhe se udhëheqja e kësaj lëvizjeje po vepron “kundër interesave kombëtare”. Ai shtoi se SDSM tashmë po zhvillon bisedime me disa deputetë, pa zbuluar emra.

Sipas tij, qytetarët tashmë e kanë kuptuar realitetin dhe ndihen të zhgënjyer.

“Shumë njerëz mendonin se do të ishte ndryshe, por doli ndryshe. Ne paralajmëruam për këtë gjatë fushatës së vitit 2024, por shumë votues të zhgënjyer nga SDSM votuan për ZNAM dhe tani e kuptojnë se janë mashtruar”, tha Filipçe.

Ai shtoi se dyert e partisë janë të hapura për të gjithë ata që duan të rikthehen.

Dyshimet për kohezionin e koalicionit u shtuan pas veprimit të deputetit Mile Cekov, i cili, ndonëse pjesë e shumicës qeveritare, votoi për ligjin për pagën minimale të propozuar nga SDSM.

Në një intervistë për emisionin “360 Gradë” në MRT 1, ai nuk dha përgjigje të qartë nëse do të mbetet pjesë e grupit parlamentar të ZNAM.

Cekov tha se vota e tij ishte “qëndrim parimor”.

“Çështja e pagës minimale është çështje e dinjitetit dhe e asaj se çfarë shteti duam të jemi. Ndonjëherë politika duhet të jetë më shumë se llogaritje, dhe ne si politikanë duhet të marrim vendime që motivojnë dhe rikthejnë besimin e punëtorëve”, u shpreh ai.

Ndërkohë, kryeministri Mickoski paralajmëroi se në muajt në vijim do të shqyrtohen ndryshime kadrovike në Qeveri për të rritur efikasitetin e institucioneve. Mbetet e hapur nëse këto lëvizje do të shoqërohen edhe me kalime deputetësh dhe rigrupime të reja politike.(INA)

Maqedoni42 seconds ago

Atentati i planifikuar ndaj izraelitit me urdhër nga Irani: Del emri i të arrestuarit nga Kumanova, katër dyshohet se janë shqiptarë

Maqedoni19 minutes ago

Me një klikim policia do të verifikojë regjistrimin, sigurimin dhe gjendjen teknike të automjeteve: Gjoba deri në 10.000 euro për firmat që shkelin rregullat

Maqedoni31 minutes ago

Sa kushton mungesa e pajisjeve dimërore? Gjobat në Maqedoni dhe vendet e rajonit

Maqedoni48 minutes ago

Shkup: Arrestohet 43-vjeçari që dyshohet se kërcënoi me thikë gruan dhe djalin

Shqipëri53 minutes ago

“Condé Nast Traveler” zbulon madhështinë e Alpeve shqiptare, “Majat e Ballkanit” një udhëtim mes natyrës dhe traditës

Lajme59 minutes ago

6 banka në garë për ta blerë “Alta Bankën” 

Kosovë1 hour ago

E thirri për kafe por në vend të saj e çoi në motel, 28 vjeçarja dyshohet se u dhu’nua nga i dashuri

Shqipëri3 hours ago

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite buxheti 2027 dhe ndryshimet fiskale

SKENA4 hours ago

Një kujtim prekës: Ramush Haradinaj nderon vëllain e tij në ditëlindje

Kosovë4 hours ago

“Ligji i propozuar nga PDK-ja është i gabuar – dënimi i dytë në Hagë i bën presion Apelit“, thotë Baton Haxhiu

Maqedoni6 hours ago

Pas vitesh pritje, “Kuzman” hap dyert: Dhoma teke dhe kushte hoteli për 280 studentë!

Shqipëri6 hours ago

Protestat, dhëndri i Trump dhe Sazani, Rama për “The Independent”: Ishte shqetësuese, pashë se si demokracitë tona po hahen të gjalla nga…

NA NDIQ NË FACEBOOK