Connect with us

Lajme

Rrëzohet nga lartësia një punëtor, arrestohet pronari i firmës

Publikuar

Një punëtor raportohet se është rrëzuar nga një lartësi prej tri metra derisa ishte duke punuar, transmeton Gazeta Online Veriu.info.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan dje rreth orës 10:40 thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje thuhet se viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa është arrestuar e më pas liruar pronari i firmës.

“Rr. Idriz Seferi, Gjilan 16.03.2026-10:40. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke punuar në vendin e tij të punës në një firmë, kishte rënë nga një lartësi prej rreth tri metra. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar, pronar i firmës është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” thuhet në raportin e policisë.

NA NDIQ NË FACEBOOK