Connect with us

Bota

Rrëzohen avionë luftarakë amerikanë pranë bazës së SHBA – publikohen pamje dramatike

Publikuar

Disa avionë luftarakë amerikanë janë rrëzuar në Kuvajt, por fatmirësisht të gjithë anëtarët e ekuipazhit kanë mbijetuar, kanë konfirmuar zyrtarët.

Pamje video të shpërndara në rrjetet sociale të hënën tregojnë momentin dramatik kur një avion luftarak amerikan rrëzohet dhe përfshihet nga flakët, ndërsa piloti shihet duke u hedhur me parashutë dhe duke zbritur në tokë i gjallë.

Sipas CNN, që ka verifikuar vendndodhjen e videos, aksidenti ndodhi rreth 10 kilometra larg bazës ushtarake amerikane Ali Al Salem në Kuvajt.

Ministria e Mbrojtjes e Kuvajtit konfirmoi se disa avionë ushtarakë amerikanë janë rrëzuar gjatë mëngjesit, duke theksuar se të gjithë pjesëtarët e ekuipazhit kanë shpëtuar.

“Autoritetet nisën menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit, evakuuan ekuipazhet dhe i transportuan në spital për kontrolle dhe trajtim mjekësor. Gjendja e tyre është stabile”, deklaroi një zëdhënës i ministrisë, duke shtuar se shkaqet e aksidentit janë ende nën hetim.

Piloti i filmuar në video arriti të katapultohej me sukses dhe u pa i gjallë duke ecur në vendin e ngjarjes.

Sipas analizave fillestare, avioni kishte dy motorë, karakteristikë e avionëve luftarakë F-15E ose F/A-18, modele që përdoren si nga ushtria amerikane ashtu edhe nga forcat ajrore të Kuvajtit.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK