Connect with us

Shqipëri

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Publikuar

Java e ardhshme nis me punë në terren për socialistët. Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste këtë të shtunë, Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar nisjen e turit “Punët e Shqipërisë”.

Ministrat, deputetët, kryebashkiakët do të dalin në terren për takime me qytetarët në të gjithë vendin në bazë të zonave të tyre elektorale, ndërsa do të njihen me problematikat dhe çfarë kërkohet për të ardhmen.

Këto takime do të vijojnë deri në 12 qershor, datë kjo që përkon me 35-vjetorin e themelimit të forcës politike.

Turi do të ketë disa tematika çdo javë dhe pritet të nisë me çështjen e integrimit, që më herët është cilësuar si puna kryesore e socialistëve. Veç kësaj parafushate, kryetarët e bashkive pritet të zhvillojnë takime me qytetarët për të dhënë llogari mbi premtimet e bëra dhe realizimin e tyre.

Këto direktiva të kreut të qeverisë u dhanë në mbledhjen e zgjeruar ku pjesë ishin kabineti qeveritar, deputetët e mazhorancës si dhe drejtuesit e institucioneve të varësisë.

Takimi u zhvillua në Pallatin e Brigadave dhe, përpos turit “Punët e Shqipërisë”, u diskutuan edhe zhvillimet parlamentare në vend, projektligjet e ardhshme, si dhe reformat territoriale dhe ajo zgjedhore.

Maqedoni5 minutes ago

Pesë vjet nga zjarri në spitalin modular Covid në Tetovë që vrau 14 persona

Maqedoni5 minutes ago

Kim Mehmeti: Rama më pranë Beogradit se Prishtinës, “Ballkani i Hapur” i shërben Serbisë

Kosovë5 minutes ago

Abdixhiku për gjashtëshen e LDK-së: “Zot, fali, kaq dinë; se populli s’ka për t’i falur!”

Maqedoni7 minutes ago

Skandal në Shkup: Taksisti i kërkoi më shumë para kinezit dhe ia mori nën kërcënimin e thikës

Shqipëri12 minutes ago

Interpoli e kërkonte për grabitje të armatosur, shqiptari kapet i fshehur në Patra të Greqisë! Nisin procedurat e ekstradimit

Kosovë1 hour ago

Pamje ekskluzive: Gjenden gjëra të çuditshme në bodrumin e ish Shkollës Teknike në Obiliq që ishte e uzurpuar për 27 vite – dyshime për varrezë masive

OP / ED2 hours ago

35 vjet mashtrim: Shqiptarët në pushtet, por jo në shtet!

Shqipëri2 hours ago

“Më i larti në rajon”- Tabaku: 60% e çmimit të karburantit janë taksa, tregu i kapur po i merr frymën ekonomisë (VIDEO)

OP / ED2 hours ago

35 vjet nga pavarësia, rikthehen dilemat e vitit 1991: “Sot na duhet sërish bashkimi politik”

Maqedoni3 hours ago

Tërmeti zgjon Ohrin dhe Strugën: Lëkundje 3.9 ballë godasin jugperëndimin e Maqedonisë

Kosovë3 hours ago

Bastisje në Mitrovicë: Mbi 110 gramë kokainë, armë dhe shufër metalike me mbishkrimin “POLIC”

Maqedoni3 hours ago

35 vjet Pavarësi, Siljanovska-Davkova: Askush tjetër nuk do të na e rregullojë shtëpinë, përveç nesh vetë

NA NDIQ NË FACEBOOK