Connect with us

Shqipëri

Rama mbledh nesër Grupin e PS dhe Kabinetin, deputeti: Ndezim motorët për zgjedhjet lokale 2027

Publikuar

më

Deputeti socialist i qarkut të Fierit, Erion Mile, i ftuar në “Mirëmëngjes Shqipëri” ka deklaruar se Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për zgjedhjet lokale të vitit 2027, duke theksuar se organizimi dhe koordinimi mbeten thelbësore për përballimin e sfidave të ardhshme.

Ai bëri të ditur se ditën e shtunë (28 mars) kryeministri Edi Rama do të mbledhë grupin parlamentar dhe kabinetin qeveritar, ku do të diskutohen sfidat kryesore dhe objektivi madhor i socialistëve, anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

“Socialistët kanë ndezur motorët për fushatën e zgjedhjeve të ardhshme lokale 2027. Ne kemi një premtim të madh për publikun: Shqipërinë në BE në vitin 2030”, u shpreh Mile.

Ky i fundit theksoi se qëllim i mbledhjes mbetet koordinimi mes grupit parlamentar dhe qeverisë.

“PS është gjithmonë në fushatë elektorale. Mbledhja ka një qëllim koordinues mes grupit të zgjeruar parlamentar të PS dhe qeverisë shqiptare. Është tashmë traditë nga kryetari i partisë dhe kjo është mbledhja jonë e tretë”, shtoi Mile.

Sipas deputetit socialist, fokusi kryesor mbetet bashkërendimi i punës dhe adresimi i problematikave në terren.

“Kjo mbledhje ka qëllim koordinimin mes punëve të qeverisë dhe problematikave që mund t’u jenë shfaqur deputetëve në zona, me qëllim trajtimin dhe ndërtimin e një strategjie”, nënvizoi ai, teksa shtoi se synimi i të gjithë socialistëve është trajtimi i disa problematikave dhe një strategji e mirë komunikimi me bazën dhe qytetarët.  “Synimi ynë është trajtimi i disa problematikave dhe një strategji e mirë komunikimi, që komunikimi ynë me publikun të jetë i detajuar dhe i vazhdueshëm. Kontakti ynë me bazën dhe votuesit tanë është i përhershëm”, tha ai.

Duke u ndalur te rezultatet në qarkun e Fierit, Mile kujtoi fitoren në zgjedhjet e fundit. “Qarku i Fierit shtë qarku i dytë më i madh në vend, por i pari për PS. Në 11 maj ne arritëm një fitore historike, ku nga 16 deputetë të qarkut Fier, 12 deputetë i mori PS“, kujtoi deputeti.

Sa i përket organizimit për zgjedhjet lokale, Mile bëri me dije se ditën e djeshme është zhvilluar mbledhja e parë organizative për nisjen e procesit të riorganizimit të partisë, ku janë ndarë edhe detyrat.

“Edhe në qarkun e Fierit kemi bërë mbledhjen e parë organizative për nisjen e procesit të riorganizimit të partisë për zgjedhjet lokale, ku kemi ndarë detyrat. Duhet të fillojmë të japim ritmin e duhur për kalimin e të gjitha fazave që ka vendosur Asambleja Kombëtare e PS”, theksoi deputeti.

Në fund, Mile u ndal te sfidat kryesore, duke theksuar integrimin evropian si prioritet.

“Ne kemi shumë sfida përpara dhe kjo ka qenë arsyeja kryesore pse PS është votuar, sepse nuk i trembet sfidave. Sfida jonë e madhe mbetet procesi i integrimit, premtimi ynë kryesor në fushatën elektorale”, përfundoi ai.

Shqipëri16 minutes ago

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

Lajme2 hours ago

Protestë kundër Speciales edhe në Prizren, LKE ndan pamje, mijëra pjesëmarrës: Jo në emrin tim

Maqedoni3 hours ago

Mickoski nga OKB-ja: NATO dhe BE mbeten objektivat strategjikë

Shqipëri3 hours ago

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Lajme4 hours ago

Kurti i kërkon Danimarkës mbështetje për avancimin e Kosovës drejt statusit kandidat në BE

Maqedoni6 hours ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri6 hours ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme7 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni8 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri9 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme10 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni11 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

NA NDIQ NË FACEBOOK