Connect with us

Lajme

Qeveria e Maqedonisë nesër seancë të jashtëzakonshme, pritet vendim për karburantet?

Publikuar

Për shkak të rritjes së çmimeve të karburanteve, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka caktuar për nesër në orën 12:00 një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të shqyrtohen masa për zbutjen e presionit të çmimeve.

Nga Qeveria theksojnë se, edhe pse Maqedonia vazhdon të ketë karburantet më të lira në rajon, pritet që të hënën të shënohet një rritje shtesë e çmimeve të naftës dhe benzinës, mëson 4news.mk.

Për këtë arsye, në seancën e nesërme do të propozohen masa të jashtëzakonshme për mbrojtjen e konsumatorëve dhe zbutjen e rritjes së çmimeve.

“Ne e ndjekim vazhdimisht gjendjen me çmimet në bursat botërore të naftës dhe do të ndërmarrim hapa të duhur për të zbutur efektet në tregun vendas”, thonë nga Qeveria./zyrtare.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK