Lajme
“Punët e Shqipërisë” në kohë zhgënjimi e pashprese

Edhe pse punët e Shqipërisë duket se po shkojnë keq e më keq, nëse marrim si njësi matëse largim/kthimet, ku të parat nën vlim po e boshatisin vendin, Rama ka promovuar eufemizmin e ri qeverisës: “Punët e Shqipërisë”.
Çfarë përfaqëson kjo tashmë pas që pas 13 vitesh qeverisjeje Rilindja e famshme më të cilën nisi ajo ngjan të jetë një dështim total?!
Do të jetë një lloj turi i konceptuar si një bashkëbisedim ministra plus deputetë me qytetarëve për tematika konkrete, ku qëllimi final është evidentimi i problematikave dhe zgjidhjet për qytetarët.
Ky tur është planifikuar të zgjasë deri në qershor.
Ngjan si risi, por të tilla nuk kanë munguar gjatë qeverisjes. Ajo që ka munguar një cilësi e dukshme dhe e ndjerë qeverisëse, e cila të të përcjellë në popull ndjenjën se vërtet diçka po ndryshon, se një kohë tjetër po troket.
E kundërta, mu prej zhgënjimit nga asgjëja socialiste, perceptimi pesimist se Shqipëria përfundimisht nuk bëhet, është këto vite në kuotat më të larta që pas rënies së komunizmit.
Pse? Sepse nën Ramën, ajo që është goditur më rëndë është shpresa. Dhe është evident fakti se më e rënda gjë që i ka ndodhur shoqërisë shqiptare që pas rënies së komunizmit, është pikërisht vrasja e shpresës. Është bash kjo që po çok drejt ikjeve pa frenim, deri në boshatisjen e vendit. Ironia është se njeriu që erdhi si shpresa më e madhe në këtë vend, e ka zhytur atë në pashpresën më të madhe. /tesheshi.com/




















